Athletic Bilbao është një nga klubet më të veçanta në planet. Duhet të jesh bask që të veshësh fanellën e skuadrës së La Ligës, e cila është e mbushur me lojtarë vendas. Fituesit e Superkupës së Spanjës, e mbyllën në barazim 1-1 takimin e sotëm shtëpiak kundër Eibar.
Të dy skuadrat ndanë nga një pikë, teksa një episod i veçantë ndodhi në mesin e pjesës së dytë. Në fushën e “San Mames”, një nga stadiumet e përzgjedhura për të pritur ndeshje të Euro 2020, zbarkoi një dron i tifozëve vendas. “Bilbao është kundër Euro 2020“, lexohej në mesazhin e shfaqur me dron.
?? A drone just fell in San Mamés during the #AthleticEibar
‼️ According to @imarkinez, the orange banner that landed next to the drone carried a message against holding the @EURO2020 in Bilbao. ? pic.twitter.com/SrpfIriDca
— BeksFCB (@Joshua_Ubeku) March 20, 2021
Tifozët baskë janë kundër faktit që në stadiumin e tyre do të luhet një nga ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për kombëtare, teksa arbitri kryesor mori dronin dhe pankartën, dhe i nxori jashtë. /abcnews.al