“Drogë, para dhe armë”, goditet rrjeti i shpërndarësve në Ibiza, shumica shqiptarë. Sekuestrohen mijëra euro

schedule08:53 - 14 Shtator, 2022

schedule 08:53 - 14 Shtator, 2022

Një operacion i Gardës Civile në ishullin Puig d’en Valls, Ibiza ka sjellë çmontimin e një grupi kriminal të dedikuar për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Sipas informacioneve të mbledhura nga Periódico de Ibiza dhe Formentera, operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme (13 shtator) dhe ka vënë në pranga disa persona, shumica prej tyre shqiptarë.

U sekuestruan dhjetëra mijëra euro cash, sasi të ndryshme lëndësh narkotike, automjete luksoze dhe ora me vlerë.

Operacioni në Santa Gertrudis

Që në orët e para të mëngjesit filloi operacioni në shtëpinë në Santa Gertrudis. Disa agjentë nxorën të gjithë materialin nevojshëm për kontroll.

Në kërkim bashkohen edhe specialistët e njësisë së qenve. Njëri pas tjetrit, tre qen dalin në veprim.

Secili ka një objektiv të ndryshëm: drogë, para dhe armë.

Në shtëpi u gjetën rreth 50.000 euro  para të gatshme, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 euro.

Burrit (shqiptar), i cili banonte me partneren e tij iu komunikua urdhri i paraburgimit.

Më pas operacioni u shtri në Puig d’en Valls, në torno Can Sifre dhe në Sant Josep. Të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Kompanisë së Gardës Civile.

Sipas të dhënave të mbledhura pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga Evropa Lindore, me origjinë nga Shqipëria.

Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites. Për këtë fazë të operacionit janë mobilizuar agjentë të Policisë Gjyqësore dhe të Njësisë Qendrore Operative (UCO) të ardhur nga Palma.

Operacioni spektakolar i zhvilluar dje i bashkohet dy operacioneve të tjera të mëdha të kryera javët e fundit në ishull kundër grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!