Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se janë të përfshirë në një organizatë për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e moshave 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç u arrestuan pas një hetimi të nisur prej muajit tetor.
Rrjeti që drejtohej nga 29-vjeçari shqiptar e fshihte drogën në magazinën e një kompanie që tregonte fruta dhe perime në Bari. Më pas ajo transportohej për në Rimini gati për t’u shitur.
Hetimet zbuluan se shqiptarët e merrnin drogën nga Spanja. Ajo ngarkohej në një furgon të kompanisë së fruta perimeve derisa transportohej në Rimini.
Sipas policisë italiane i gjithë rrjeti drejtohej nga 29-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se në të shkuarën kishte trafikuar në Itali edhe kokainë të kultivuar në Shqipëri. m.v/Abcnews.al