Drogë me vlerë 300.000 euro, kush është shqiptari që u kap në banesën e tij

schedule17:56 - 27 Maj, 2019

schedule 17:56 - 27 Maj, 2019

Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi u kap me drogë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai quhet Rudmir Tatari, ndërsa mësohet se u kap në banesën e tij në lagjen “Liberta” të qytetit të Barit.

Operacioni për arrestimin e Tatarit u krye pas një aksioni të policisë dhe të seksionit kundër narkotikëve në ndërtesat e zonës ku ai jetonte. Kështu pas një kontrolli në apartamentin e 43-vjeçarit, falë edhe një qeni anti-drogë, autoritetet gjetën 12 kilogramë marijuanë.

Droga ishte gati për t’u ndarë në doza dhe për t’u shitur në rrugët e Barit. Ndërsa për ta fshehur, Tatari e kishte futur në disa kuti kartoni, të cilat më parë ishin përdorur për pajisje elektroshtëpiake.

Ndërkohë Policia Shkencore ka zbuluar se shqiptari me sasinë e marijuanës do të prodhonte rreth 60 mijë doza, të cilat nëse do dilnin në treg do të sillnin një fitim prej 300.000 eurosh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!