Drogë me valixhe nga Tajlanda për në Shqipëri/ Arrestohet në Rinas 39-vjeçari

schedule11:07 - 26 Maj, 2025

schedule 11:07 - 26 Maj, 2025

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në aeroportin e Rinasit. 39-vjeçari dolli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dhimiter Shehu,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë. 39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!