Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Drogë drejt Finlandës/ Delia: Vepronin 4 grupe kriminale. Kryesisht, bazat i kishin në Tiranë

schedule13:35 - 3 Qershor, 2025

schedule 13:35 - 3 Qershor, 2025

Gazetarja e ABC News, Etleva Delia deklaroi se lidhur me operacionin e SPAK dhe autoritetet finlandeze për goditjen e trafikut të drogës në vendin nordik, vepronin 4 grupe kriminale.

Në një intervistë për “Newsline”, Delia u shpreh se kryesisht, bazat e grupit ishin në Tiranë.

Dela shtoi se për ta do të kryhet verifikim pasuror.



“Flitet për goditjen e 4 grupeve krimnale. Dy grupe vepronin në Shqipëri, një shtetas tjetër drejtonte shpërndarjen në Finlandë dhe një person tjetër që drejtonte linjën nga Spanja. Kryesisht, bazat i kishin në Tiranë. Ishte rasti i parë, i goditjes së një linje trafiku që trafikonte drogëra sintetike. Janë të panjohur për autoritetet tona. Vetë drejtori i drejtorisë së krimit të organizuar, tha se nuk ishte operacion i një shkalle të lartë vështirësie, por mesatare. Po verifikohen pasuritë e tyre. Në vendet nordike nuk jemi ndeshur shpesh. Për autoritetet shqiptare nuk është rrahur shpesh”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!