Policia e Fierit ka arrestuar babë e bir të cilët shpërndanin drogë. Gjurmimi i 55-vjeçarit dhe djalit të tij 26 vjeç, u bë me metoda speciale të hetimit, vëzhgim në distancë dhe blerje të simuluar.
Në total u sekuestruan 900 gramë lëndë narkotike në formë çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Policia gjeti në banesë një pistoletë me 3 fishekë dhe një peshore elektronike.
Ndërkohë në Durrës 5 persona u arrestuan dhe 21 kilogramë kanabis u sekuestruan. Këta persona u kapën në stacionin e trenit në Lushnje dhe me vete kishin drogën në formë çokollate./abcnews.al