Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Droga, pranga dy shqiptarëve në Itali/ Arrestohen në Bergamo, kapen 160 kilogramë kokainë

schedule14:43 - 16 Janar, 2026

schedule 14:43 - 16 Janar, 2026

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e autoritetet Italiane në qytetin verior te  Bergamos, pas një operacioni të zhvilluar nga Guardia di Finanza, ku u sekuestruan më shumë se 160 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur brenda një kamioni. Droga ishte e paketuar në rreth 150 pako dhe, sipas autoriteteve, vlera e saj në tregun e zi arrin deri në 20 milionë euro.

Aksioni u realizua në kuadër të një operacioni të gjerë kontrolli të koordinuar nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Brescias, e përqendruar në zonat industriale dhe tregtare të provincave Bergamo dhe Brescia, të konsideruara zona me rrezik të lartë për aktivitete kriminale.

Hetuesit vunë re lëvizje të dyshimta të një kamioni të parkuar dhe ndërhynë në momentin kur drejtuesi i mjetit po transferonte shtatë çanta me lëndë narkotike në një automjet tjetër.



Autoritetet Italiane nuk kanë zbuluar identitetin e dy Shqiptarëve të arrestuar ndërsa thane se ata ndodhen ne paraburgim ne Bergamo.Prokuroria Italiane po vijon hetimet per te identifikuar strukturën e plotë të rrjetit kriminal, i cili dyshohet se ka lidhje edhe me tregje ndërkombëtare të trafikut të drogës, përfshirë Amerikën Latine./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!