Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre të pandehur për kultivim bimësh narkotike në zonën e Kashnjetit.
Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale Kultivimi i bimëve narkotike dhe Vjedhja e energjisë elektrike dhe u dënua me 4 vite e katër muaj burg. Po ashtu, dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili.
Ata u arrestuan nga Policia e Lezhës në prill të 2024, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës.


