Droga në Muriqan/Ja kush është Petraq Greku

schedule14:50 - 19 Janar, 2018

schedule 14:50 - 19 Janar, 2018

Ky që shikoni në foto është Petraq Greku, 57 vjeçari që u kap me heroinë në Muriqan. Nga Tirana ai po udhëtonte drejt Italisë përmes doganës së Muriqanit. Por policia kufitare kishte një informacion të rezervuar dhe bëri në makinën e tij kontroll të imtesishëm. Në gomat e automjetit u zbuluan pakot me drogë. Dhe pas peshimit rezultoi se Greku po transportonte drejt Italisë 4 kg dhe 476 gramë heorinë. Greku fillimisht ka mohuar që droga ishte e tij, por me pas ka ndryshuar deklaratën. Antidroga po heton nëse në këtë trafik ndërkombëtar është tjeter kush me Petraq Grekun apo jo./abcnews.al