Gazetarja Etleva Delia ka bërë një përmbledhje të çshtjeve që kanë ndodhur orët e fundit në kronikën e zezë.
E ftuar në “News Line”, ajo u shpreh lidhur me kapjen e dy thasëve me kanabis në Fushë Krujë se në treg vlerësoheshin me 72 mijë euro.
“Sasia llogaritej që në përfundim do të nxirrte një shumë prej 72 mijë eurosh. Ky aksion antidrogë lidhet dhe me arrestimin e nipit të deputetit Rrahman Rraja. Sipas policisë, ka pasur një rezistencë nga Flamur Rraja, i cili nuk ka lejuar policinë të ndërhyjë.
Zona e Fushë Krujës është problematike dhe ka një rezistencë ndaj forca blu”.
Sa i përket, dorëzimit të Izmir Sakica dhe Samuel Torshani në Shkodër, Delia tha që nuk ka lidhje me masakrën e Dobraçit, por me një ngjarje tjetër të rëndë.
“Personat që u dorëzuan dje në policisë e Shkodrës, ishin persona të lakuar për ngjarjet e fundit në Shkodër. Mirëpo vetëdorëzimi i tyre nuk ka të bëjë me masakrën e Dobraçit, por me ngjarjen e boksierit.
Nuk është rastësore mendoj unë, pasi çështja e Dobraçit po hetohet nga SPAK. Ata nuk kanë asnjë lidhje zyrtare deri në këtë pikë nga ana e SPAK”.
Gjithashtu, gazetarja u ndal dhe te kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës i dyshuar si një nga personat që për llogari të Ervis Martinjat ka kërkuar tek Nuredin Dumani vrasjen e Indrit Dokles. Ajo deklaroi se porosia e vrasjes për Doklen, lidhet me ekzekutimin e kushëririt të Ervis Martinajt në Fushë Krujë.
“Porosia e vrasjes së Endrit Dokles, lidhje me ngjarjen në Fushë Krujë. Ishte thjesht formale ëështja e konsfikimit. Ndërsa Elvin Merlika, është një person që ka lidhje me Ervis Martinajn dhe këtë e ka rrëfyer Nuredin Dumani dhe është mbështetur në dëshmi nga Indrit Hoxha. Porosia e vrasjes për Doklen, lidhet me ekzekutimin e kushëririt të Ervis Martianajt në Fushë Krujë”./abcnews.al