Droga në det/ Detaje nga dosja: Guarda di Finanza dhe RENEA të ndara, kush ishte “kapelja” që komunikonte me ish oficerin

schedule17:01 - 17 Gusht, 2023

schedule 17:01 - 17 Gusht, 2023

Gjykata e Posaçme caktoi burg pa afat për 6 personat e arrestuar me urdhër të SPAK, e që gjatë operacionit në det i vunë flakën velierës ku ndodheshin pakot me drogë.

Në dosjen e siguruar nga ABC news, thuhet se në datën 14 gusht, një sasi e madhe kanabisi do të nisej me gomone nga lugina e Patokut. Mjeti lundures drejtohej nga i arrestuari Besnik Brokeri.

Gomonia është mbajtur nën vëzhgim nga forcat e policisë nga ajri. Ajo ka lundurar në drejtim të një veliere me emrin “NIULA”, në të cilën ndodheshin edhe dy shtetasit ukrainas.

Drejtuesit e mjeteve lundruese janë takuar disa milje në det në drejtim të Kepit të Rodonit. Nga verifikimet rezultoi se veliera kishte hyre në ujrat tona territorial pa marrë leje. Dy ukrainasit, sapo kanë parë forcat e policisë i vunë flakën mjetit.

Po ashtu, në dosje thuhet se Besnik Brokeri, që drejtonte gomonen, u largua me shpejtësi për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Pas disa orë ndjekjesh, ai u prangos, por në gomone nuk u gjet asgjë e paligjshme.

Në të njëjtën kohë që policia dhe Guardi di Finanzza italiane po kryenin operacionin në det, forcat RENA kontrollonin një resort luksoz në Patok.

Hetuesit kishin dyshimet se pasi të bëhej shkëmbimi i drogës, gomonia e ngarkuar me kokainë do të çohej në resortin në Patok dhe më pas do të shpërndahej.

Aty u sekuestruan dy pistoleta dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit, në lokal ishte dhe ish-polici Arlind Ismailuka dhe në kroskotin e makinës së tij u gjetën 10 mijë euro.

Në dosje citohet se nga kqyrja që i është bërë celularit të ish oficerit të policisë rezultonte se me datë 15 gusht ai kishte komunikuar me një person me pseudonimin “kapelja”, i cili më pas u identifikua të ishte Arben Dalipaj. Ky i fundit, për grupin hetimor dyshohet se është drejtuesi i gomones që u nis nga resorti ‘Royal Blue’ në Patok, bashkë me Besnik Brokeri.

Sipas hetuesve, në dosje thuhet se droga do të dorëzohej po në këtë lokal.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe 23 kg kanabis në afërsi të velierës së djegur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!