Dritëhijet e “Kurum”, Bardhi Sejdarasi: Kompania duhet të kishte transparencë maksimale, ka munguar!

schedule20:18 - 12 Shtator, 2024

schedule 20:18 - 12 Shtator, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Bardhi Sajdarasi foli për çështjen e “Kurum”.

Gjatë intervistës në studio, ai theksoi se kjo çështje duhet të kishte pasur më shumë transparencë nga kompania “Kurum” për të mos krijuar diskutime dhe shqetësime të tilla gjë e cila sipas tij ka munguar.

Pjesë nga biseda në studio:

Ilir Bejtja: Nuk kam dëgjuar që të kemi ne ndotje më të madhe se Tirana. Metalurgjia në proceset e saj sot në furrat me induksion nuk prodhon ndotje kimike. Ndoshta po të masim Peqinin dhe Rrogozhinën janë akoma më të ndotura sepse kanë të njëjta procese si ne. Nëse kanë një makinë të vetën një mijë të tjera tranzitojnë.

Pyetje: Pse është ngritur ky alarm që ka ardhur nga agjenci ndërkombëtare?

Bardhi Sejdarasi: “Ka shumë dritëhije. Shqipëria ka marrë licencën për eksporte mbetjesh që nga viti 1988. Nga ky vit autoritetet kanë të drejtë të eksportojnë mbetje qarkulluese. Nëse flasim për mbetjet e kësaj radhe duhet të kemi parasysh që 816 tonë apo 106 kontejnerë është e pamundur që të jenë mbetje vetëm të “Kurum”. Nëse i referohemi mbetjeve të Kurumit duhet të kemi parasysh që në Elbasan ka edhe një fabrikë kinezo shqiptare e cila merr një pjesë të këtyre mbetjeve të ngurta dhe prodhon bojëra vaji. Kjo fabrikë kinezo shqiptare nuk mundet dot të përpunojë të gjithë sasinë e mbetjeve që sigurohen nga “Kurum”. Ka një problem shumë të madh që agjencia mjedisore e nxjerr Elbasanin të ndotur dhe kjo për faktin se ne na mungon kontrolli i procesit. Pra filtrat që pas një këmbëngulje të madhe janë vënë, a kanë një afat që duhet të ndryshojnë? Agjencitë shtetërore dhe shkencore duhet të verifikojnë cilësinë e produkteve që janë në këta kontejnerë. Unë nuk besoj që janë të gjitha mbetje të “Kurum”. Këto janë të deklaruara që janë mbetje që vijnë nga Porti i Durrësit, “Kurum” në deklaratë të parë tha nuk kam mbetje të rrezikshme nuk kam patur kurrë. Me rëndësi është që analiza do të dalë kur të kemi një dokument zyrtar. Me rëndësi që kompania “Kurum” duhet ta ketë detyrim, është fakti që duhet të kishte transparencë maksimale për të treguar që mbetjet e mia janë këto, janë të kësaj periudhe. Pra ta tregonte këtë pa pyetur. Ka edhe një gjë tjetër që lidhet me autoritetet, ne jemi të detyruar që të kontrollojmë hapësira të Portit të Durrësit dhe kemi parë grumbuj të mëdhenj mbetjesh që janë nën përgjegjësi direkte të IKMT. Sepse është e vetmja agjenci që disponon të gjitha faktorët që mund të bëjë këtë verifikim direkte, pra një inspektor merr një moster dhe del rezultati, pra kjo është një mundësi.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!