Dritëhijet e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali vijnë përmes këndvështrimeve të historianëve, në 100- vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Historianë dhe studiues janë bërë bashkë për të kujtuar figurën e Ismail Qemalit në 100 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Konferenca shkencore u organizua nga Instituti i Studimeve Albanologjike dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Historiani Marenglen Verli e cilëson si shtetar shqiptar me emancipim europian në shumë fusha. Historiania Valentina Duka i njeh meritat për përbashkimin e elitës shqiptare. Ajo jep edhe anën tjetër të medaljes, së tij si udhëheqës, sipas Dukës, ai nuk ia doli që të udhëheqë si duhet qeverinë kombëtare shqiptare.
Ende mbetet mister vdekja e tij thotë Verli. Akademia e studimeve albanologjike pritet që të botojë dokumente dhe fakte të reja nga arkivat e kancelarive europiane për figurën e Ismail Qemalit./ABC News Albania 24/7