Dritëhijet e “arit të zi”, Igli Tola: Shqipëria nuk ndikon në tregun e naftës, por vuan pasojat

schedule20:23 - 4 Korrik, 2025

schedule 20:23 - 4 Korrik, 2025

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Igli Tola, ka komentuar ndikimin e konfliktit Izrael-Iran në tregjet globale të naftës, gjatë emisionit “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka asnjë rol në këtë zinxhir ndërkombëtar dhe është thjesht konsumatore që ndjen pasojat.

Tola theksoi se çmimet e naftës ndikohen nga fuqitë e mëdha dhe kontratat ndërkombëtare, ndërsa aktualisht tregu paraqitet i stabilizuar, pavarësisht tensioneve gjeopolitike.

“Dihet që nafta është një burim që ndikohet nga fuqitë. Pushteti që kanë shtetet e gjirit në raport me SHBA në këtë resurs janë të njohura. Sa u takon Shqipërisë, është qe ne thjesht do të vuajmë pasojat dhe nuk kemi asnjë lloj impakti. Siç ndodhi edhe rasti Izrael-Iran, të gjithë prisnim që konflikti të ndalonte. Një ndryshim nëse bursë nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë, ndikon në kontratat e ardhshme. Treguesit për naftën tregojnë që aktualisht është i stabilizuar”, tha Tola./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!