“Dritë në fund të tunelit”, De Ketelaere pritet të zbarkojë në Milano brenda fundjavës

schedule14:20 - 29 Korrik, 2022

schedule 14:20 - 29 Korrik, 2022

“Dritë në fund të tunelit” për Milan dhe Charles de Katelaere. Palët më në fund të pengesave për bashkëpunimin mes tyre.

Sipas “Tuttomercatoweb”, përgatitja dhe shkëmbimi i dokumenteve është tashmë në proces të klubit italian dhe Club Brugge.

Mediumi italian gjithashtu raportoi se kjo lëvizje do të mbyllet për 32 milionë euro, plus bonuse dhe përqindje në rishitje.

De Ketelaere pritet që të shtunën të udhëtojë për në Milano për të përfunduar kalimin e tij në “San Siro”.

21-vjeçari ishte objektivi kryesor i kampionëve të Italisë për afatin kalimtar të kësaj vere. Dy klubet nga Premier League, Evertoni dhe Leeds Unitedi, kishin shprehur interesimin gjithashtu për mesfushorin belg. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!