Skuadrat spanjolle po bëhen gati për të rinisur seancat stërvitore. Barcelona e ka marrë një vendim dhe do rikthehet në qendrën stërvitore këtë të premte. Leo Messi me shokë, kanë kryer sot testet në lidhje me shëndetin e tyre.
Lojtarët e kampionëve të Spanjës kanë qenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza në duar. Të gjithë kanë bërë tamponin, teksa i janë nënshtruar edhe një elektrokardiograme (regjistron rrymën dhe aktivitetin elektrik të zemrës). Përpara rifillimit të aktivitetit.
Përgjigjet e të gjithë testeve do të dalin pas 48 orësh,atëherë kur djemtë e Quique Setien do të kenë mundësinë për t’u stërvitur. Barcelona kryeson La Ligan me dy pikë më shumë se Reali dhe 11 ndeshje kanë mbetur për t’u mbyllur kampionati. /abcnews.al
? The players were back at the Ciutat Esportiva today for medical tests.
— FC Barcelona (from ?) (@FCBarcelona) May 6, 2020