Historinë e shkruajtën në të njëjtën mënyrë, ndërsa tani do ta ndajnë në të njëjtën fushë. Në orën 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, dy skuadrat shqiptare që luajnë në Conferencë League, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës do të përballen mes tyre në javën e katërt të fazës së ligës në këtë turne.
Kjo është hera e parë që dy ekipe shqiptarë sfidohen në këtë fazë të largët në Kupat e Europës, ndërsa vigjilja e saj ngjan më shumë si një “vëllazërore”. Të tillë e paraqet edhe ky postim i klubit të Shkëndijës pas ditë më parë në llogaritë e tij në rrjetete sociale. Foto e heronjve kombëtarë shqiptarë shoqërohet me komentin: Përtej kufijve, jemi një. Një komb, dy skuadra një ndjenjë.
Një arsye më shumë kjo, që parashikon një interesim të madhe të tifozëve, që pritet të mbushin stadiumin në Prishtinë. Por përtej ndjenjave, kjo ndeshje është e rëndësishme për rrugëtimin e të dyja skuadrave në Konferencë League.
Në tre ndeshjet e para të fazës së ligës në këtë turne, Drita ka një paraqitje më të mirë. Me dy barazime dhe një fitore, skuadra nga Gjilani renditet në vendin e 13 të zonës së play off me 5 pikë.
Me 4 pikë, pas një humbjeje, një fitoreje dhe një barazimi, Shkëndija e Tetovës mban vendin e 21-të dhe pozicionohet në po ashtu në zonën e play off./abcnews.al

