Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që nga sot është një refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse pranon që ka zbuluar korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri.
Zagani përmes një interviste të dhënë për televizionin e njohur “RAI 3”, është shprehur se gjatë një hetimi për një narkotrafikant në Vlorë, ka arritur që të zbulojë një makinë tip Audi të zi, ku pas kontrollit të të dhënave rezultoi që pronar i makinës sipas tij ishte ministri i kohës në të cilën ai ka qenë në punë.
Ndër të tjera nga RAI 3, Zagani ka thënë se nuk arriti që misionin e tij ta dërgonte deri në fund pasi ata e futën në burg.
“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time”.
Gjithashtu nga televizioni italian Zagani ka përmendur edhe ministrin në detyrë në atë kohë që rezulton të ketë qenë Saimir Tahiri. Tahiri ka dhënë dorëheqje nga detyra e ministrit të Brendshëm për këtë rast që zbulonte se kushërinjtë e tij ishin njerëz të punëve të pista, kurse kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj u arrestuan në Katania ku po zhvillonin biznesin e tyre duke shituar marijuanë.
Ndër të tjera sh-oficeri i antidrogës është shprehur se sipas tij janë të paktën edhe 5 policë të tjerë shqiptarë kanë ardhur për të kërkuar azil.
“Unë nuk pretendoj të fitoj, unë nuk pretendoj të kem drejtësinë që më takon, në fund të fundit gjithsecili bën të vetën dhe unë jam përpjekur të bëj timen, të paktën deri në këtë pikë”, përfundon Zagani
Mbremjen e kësaj të mërkure ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani ka publikuar sërish një video për detaje të reja në lidhje me policët e tjerë shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil në Zvicër.
Në videon e publikuar në profilin e Zaganit në Facebook, jepen detaje në lidhje me personat e përfshirë në trafikun e drogës dhe fatin e policëve të cilët u morën me këtë çështje të cilët për shkak të presionit të personave që ishin të përfshirë në trafik ju desh që të kërkonin azil politik jashtë vendit të tyre./abcnews.al
https://www.facebook.com/1178784022/videos/10218898375268589/