Dritan Shano: Pse na nxori zbuluar ky tërmet

schedule11:16 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 11:16 - 6 Dhjetor, 2019

Ky tërmet na nxori zbuluar”. Kështu u shpreh ekonomisti Dritan Shano në studion e Abcn News me Juli Xhokaxhi.

Sipas Shanos, tërmeti i 26 nëntorit tregoi se vendi nuk kishte kapacitete për të menaxhuar situata të tilla të fatkeqësive natyrore. Teksa vlerëson punën e ekspertëve të emergjencës, ekonomisti thekson se pavarësisht kësaj në shekullin 21 nuk mund të punohet me dorë.

Ky tërmet na nxori zbuluar se më parë pamë njësinë e Kosovës që po vinte se njerëzit tanë. Respektoj tej mase punën që kanë bërë ekspertët tanë të emergjencës por nga ana tjetër them se në shekullin e 21 nuk mund të punohet me dorë.

Kur ti aplikon papërgjegjshmërinë kur nuk vë gishtin dhe nuk paguan atëherë krijon një kulturë dhe të çon te harresa e shpejtë. Më vjen të them që është koha që neve të vendosim përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkaktuar këtë bilanc tragjik.

U bë kaq ditë që jemi përballë kësaj ngjarje, duhet të ishte vendosur protokolli se çfarë duhej bërë. Sot e kësaj ditë vërehen se janë njerëz që e thonë që s’ka ardhur njeri. Duhet vendosur një procedurë, dhe këtë duhet ta bëjnë ata që e qeverisin”, u shpreh ai.

I pyetur nga moderatorja për deklaratën e shumë përsëritur të kryeministrit Rama, i cili u drejtohet të prekurve “prit radhën”, Shano u shpreh se ky nuk është arsyetim por cinizëm.

Ky nuk është arsyetim ky është cinizëm. Në një republikë demokoratike kryeminsitri është zari, shërbëtori i qytetarit. Në rastin e tërmetit të gjithë e kanë radhën të parët. Duhen shumë ekipe që të mos lindë nevoja për të pritur radhën. Shumica e tyre u janë prishur shtëpitë, kush e ka radhën i pari?’, tha Shano./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!