Dritan Dajti kundër Prokurorisë, i kërkon Gjykatës së Lartë të mos pranohet rekursi

schedule13:50 - 25 Prill, 2019

schedule 13:50 - 25 Prill, 2019

Dritan Dajti ka bërë kundra rekurs për vendimin e Prokurorisë së Apelit për krime të Rënda. Beteja e të shumë përfolurit me drejtësinë duke se s’ka të sosur, pasi kërkon t’i shpëtoj burgimit të përjetshëm. Dajti i kërkon gjykatës së Lartë të mos e pranojë rekursin e bërë nga Organi i Akuzës e cila kërkon që t’i rikthehet dënimi me burgim të përjetshëm. Dritan Dajti u dënua nga gjykata e Apleit për Krime të Rënda me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënim me burgim të përjetshëm. Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda shkaktoi shumë debate dhe  për këtë arsye nisi hetimi ndaj 3 qyqtarëve që dhanë vendimin që përfundimisht Dritan Dajtit t’i rrëzohej burgimi i përjetshëm i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!