Dritan Dajti kërkon lirinë, nis seanca në Gjykatën e Elbasanit

schedule09:59 - 30 Korrik, 2024

schedule 09:59 - 30 Korrik, 2024

Ka filluar seanca e radhës në Gjykatën e Elbasanit, ku Dritan Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Vihet re mungesa e përfaqësueses së IEVP Peqin e cila do të duhej të sillte një informacion mbi vitet e dënimit që kishte kryer Dajti.

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e katër efektiveve të policisë dhe duhej të lirohej në 4 Korrik të këtij viti, por një vendim i Gjykatës së Lartë i marrë në 11 qershor 2024, vendosi të prishë dënimin me 25 vite burg ndaj tij dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm./abcnews.al