Drita reagon me “poker”, Feronikeli i Duros nuk di të fitojë. Feston Llapi

schedule15:59 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:59 - 24 Tetor, 2020

Drita ka reaguar pas humbjes kundër Ballkanit. Kampionët në fuqi të Kosovës kanë mposhtur pa probleme Drenicën, me rezultatin 4-1. Skuadra e Nuhiut e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë me anë të Shabanit, kurse më pas realizuan edhe Namani e Rexha.

Me 3-0 në pjesë të parë llogaritë e ndeshjes ishin të mbyllura, edhe pse Zabërgja i ngushtoi shifrat me nisjen e pjesës së dytë, Drita e kishte ruajtur edhe një gol tjetër dhe këtë herë autori ishte Betim Haxhimusa.

NDESHJET E TJERA – Sot më në fund ka festuar edhe Llapi, që merr tre pikët në shtëpi kundër Arbërisë surprizuese deri më tani. Skuadra nga Podujeva triumfoi 2-0, me gola të Zhdrellës dhe Januzit.

Klodian Duro në krye të Feronikelit ende nuk po arrin të triumfojë. Sot kundër Besës në transfertë e pa vetën në disavantazh, pasi Brruti shënoi për pejanët. Milickovic ishte ai që shmangu humbjen e ekipit nga Drenasi. / abcneës.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 8
Drita-Drenica 4-1
Shënues:
Shabani 2’, Namani 20’, Rexha 44’, Haxhimusa 79’ / Zabërgja 48’
Besa-Feronikeli 1-1
Shënues:
Brruti 57’ / Milickovic 70’
Llapi-Arbëria 2-0
Shënues:
Zhdrella 12’ (pen.), Januzi 48’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!