Fitojnë Drita dhe Feronikeli 74 në Kosovë, ndërkohë që mbyllet pa fitues përballja Gjilani-Dukagjini.
Drita triumfoi 1-3 në Malishevë, sfidë ku skuadra nga Gjilani shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë.
Ndeshja u zhbllokua nga autogoli i Dren Kryeziut, teksa Besnik Krasniqi realizoi të dytin. Togolezi Elom Nya-Vedji shkurtoi rezultatin, por Malisheva mbeti me dhjetë lojtarë.
Pas daljes me të kuq të Dren Kryeziut. Në superioritet numerik, Drita gjeti edhe golin e tret me anë të Muharrem Jasharit në minutat shtesë.
Feronikeli 74 fitoi 3-0 në shtëpi përballë Fushë Kosovës (Cervadiku, Berisha, Avdyli), teksa Gjilani-Dukagjini u mbyll në barazim 1-1 (K. Shabani/ B. Shabani).