Drita nuk gabon në ndeshjen e kthimit, skuadra nga Gjilani avancon në kualifikueset e Conference League

schedule18:56 - 30 Korrik, 2024

schedule 18:56 - 30 Korrik, 2024

Nuk gabuan në Islandë e nuk gabuan as në Kosovë.

Drita e Gjilanit ka arritur të sigurojë një tjetër fitore në kualifikueset e Conference League, teksa pas fitores së parë, 2 me 1, ndaj islandezëve të Breidablik ka arritur t’i mundë sërish këta të fundit, këtë herë 1 me 0, duke siguruar kalimin për në fazën tjetër.

Një gol i “fantazistit”, Kastriot Islami, në minutën e 67’-të mjaftoi për t’i dhënë suksesin e madh skuadrës nga Gjilani, e cila tashmë afrohet edhe më shumë me grupet e këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al