Drita në Europë, Arbëria në lot! Trepça në “play-out”, shpëton Feronikeli

schedule16:59 - 23 Maj, 2021

schedule 16:59 - 23 Maj, 2021

Ka përfunduar java e fundit e IPKO Superligës së Kosovës. Prishtina fitoi titullin kampion, ndërsa Besa e Pejës ka kohë që e ka prerë biletën për andej nga erdhi. Sot u dhanë verdiktet e fundit të sezonit në futbollin dardan.

Drita iu fal golave të Alidemajt dhe Limanit për të thyer 2-0 Arbërinë në Gjilan. Fitorja sjell kualifikimin në Kupat e Europës për “Intelektualët”, të cilët e mbyllën kampionatin në vendin e dytë.

 

Rezultatet

Pa vlera suksesi 2-5 i Ballkanit në kryeqytet kundër Prishtinës kampione. Vetëm vendi i tretë për skuadrën nga Suhareka, që dështoi të realizonte objektivat e vendosura.

Fitore jetike siguroi Trepça ’89 në shtëpi. Ekipi nga Mitrovica mposhti 2-1 Drenicën, por do i duhet të zhvillojë edhe një finale “play-out” për të mbijetuar.

 

 

Një kate

Renditja

gori më poshtë bie Arbëria, ndërsa Feronikeli, që barazoi 1-1 në Podujeve nga Llapi vendas, ia del të shpëtojë. Takimi tjetër, Besa-Gjilani u mbyll me suksesin 1-0 të skuadrës pejane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!