Drita shkruan historinë e saj duke siguruar fitoren e parë në Kupat e Europës. Skuadra nga Gjilani triumfoi 1-0 në transfertën kundër Shamrok, në sfidën e tretë të saj në Conference League.
Një arritje e madhe për formacionin e drejtuar nga Zekeria Ramadani, që u ndihmua edhe nga rivalët.
Vendasit irlandezë mbetën shumë shpejt me dhjetë lojtarë, pasi në minutën e 16-të, Norris la fushën me karton të kuq.
Drita shrytëzoi epërsinë numerike, duke shënuar golin e fitores në minutën e 57-të.
Ajzeraj dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren e parë të skuadrës nga Kosova në këtë fazë të Conference League.
Me këtë sukses, Drita numëron 5 pikë në tre ndeshje, ndërsa për momentin renditet në vendin e 13, në zonën e play-of.
Pa fat ishte Shkëndija, që pa t’i ikte fitorja nga dora vetëm në minutën e 10 shtesë.
Skuadra nga Tetova nuk shkoi më shumë se barazimi -1 në shtëpinë e saj kundër Jagellonia, megjithëse kaloi e para në epërsi me Liridon Latifin në nisje të pjesës së dytë.
Kur pritej vetëm fundi i sfidës, polakët, megjithëse me një lojtar më pak në fushë arritën të barazojnë shifrat në minutën e 100.
Me këtë ndalesë, Shkëndija renditet në vendin e 21 me 4 pikë, por gjithsesi mbetet në zonën e play off në klasifikimin e Conference League.

