Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drita nderon Kosovën/ Skuadra nga Gjilani fiton ndeshjen e parë në Champions

schedule12:44 - 9 Korrik, 2025

schedule 12:44 - 9 Korrik, 2025

I ngjau asaj që ndodhi në Rrogozhinë.

Skuadra tjetër shqiptare në Champions, Drita e Gjilanit, ia doli mbanë në ndeshjen e saj të raundit të parë eliminator përballë skuadrës Diferdanzh nga Luksemburgu.

Ashtu si Egnatia e Shqipërisë, edhe kampionia e Kosovës e dominoi sfidën, por mundi të shënonte vetëm një gol.

Autor I tij ishte qendërsulmuesi Arb Malaj në minutën e 73-të, që shpërbleu lojën e skuadrës “dardane”.

Futbollisti shtatlartë 1.88 metra, me nënshtetësi të Kosovës dhe të Shqipërisë, ishte një nga më të mirët në fushë.

Drita pati epërsi të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku u luajt ndeshja si I vetmi impiant në Kosovë që plotëson standardet e UEFA-s.

Sfida e kthimit do të jetë në 15 korrik në orën 20:00 në Luksemburg, dhe shpresa është që skuadra kosovare t’ia dalë mbanë, ashtu siç është shpresa edhe për Egnatian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!