Drita fiton dhe i afrohet kreut, Llapi humbet mundësinë për të marrë kryesimin

schedule21:56 - 25 Shkurt, 2024

schedule 21:56 - 25 Shkurt, 2024

Në ndeshjet e javës së 22 në Superligën e Kosovës, Drita nuk gaboi në shtëpi dhe fitoi me shifrat 2-0 përballë, Dukagjinit. Golat për skuadrën vendase u reliazuan në pjesën e dytë falë Ovouka dhe Obioha, respektivisht në minutat 56 dhe 71. Për gjilanasit ky është një trepikësh me shumë vlera pasi ngjitet në kuotën e 40 pikëve në vend të tretë dhe i afrohet kreut që aktualisht mbahet nga Ballkani me 43 pikë. Nga ana tjetër, Dukagjini mban vendin e gjashtë me 30 pikë.

Ndërkohë, Llapi humbi shansin për të marrë kreun e kampionatit teksa barazoi pa gola, 0-0 në shtëpi ndaj Prishtinës. Pas këtij barazimi, Llapi mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, një më pak se Ballkani ndërsa Prishtina është në vendin e pestë me 31 pikë.

Sakaq, në barazim 0-0 u mbyll edhe ndeshja tjetër mes Lirisë dhe Fushë-Kosovës. /i.m /abcnews.al