Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drita e Shkëndija pranë grupeve/ Dy ekipet e shqiptarëve, short i mirë për Ligën e Europës

schedule12:29 - 22 Korrik, 2025

schedule 12:29 - 22 Korrik, 2025

Urimi i parë është që të kualifikohen. Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit do të luajnë sonte ndeshjen e parë të turit të dytë në Champions, dhe kuptohet që ambiciet janë për të vazhduar në elitë.

Drita do të luajë në Danimarkë ndaj skuadrës së fortë, FC Kopenhagen, ndërsa Shkëndija pret në Shkup një tjetër rival me emër, Steauan e Bukureshtit.

Ndeshjet e kthimit luhen në 29 e 30 korrik, dhe në rast kualifikimi, kampionia e Kosovës do të ndeshet me fituesen e çiftit Riga-Malmo, ndërsa kampionia e Maqedonisë së Veriut do të ketë punë me Shelburnin e Irlandës ose Karabakun e Azerbajxhanit.

Gjithsesi, ekziston edhe një skenar tjetër, ai I eliminimit, pasi dy ekipet e shqiptarëve do të vazhdonin në kupat kontinentale. Drita e Shkëndija do të ishin në gusht në Ligën e Europës, në raundin e tretë eliminator, dhe shorti I këtij konkurrimi ka përcaktuar që ato do të ndesheshin me njëra-tjetrën në rast eliminimi.

Çifti do të ishte Drita-Shkëndija, me ndeshjet në 7 e 14 gusht.

Kjo do të thotë se një skuadër e shqiptarëve do të jetë në plej ofin e Ligës së Europës, që do të thotë vetëm një hap larg fazës së grupeve, diçka që nga ekipet tona e ka arritur vetëm Skënderbeu dy herë, ndërsa Ballkani ka siguruar dy herë grupet në Ligën e Konferencës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!