Në pritje të ndeshjes së madhe të mbrëmjes së sotme kudnër Juventusit, një ndeshje e vlefshme për aktin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, “Sportmediaset” paralajmëron sërish Interin në lidhje me merkaton.
Një nga lojtarët më kryesorë të skuadrës ziklatër, Nicolo Barella, është vendosur në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Falë dy golave të tij në dy ndeshjet e çerekfinaleve të Champions League, Interi është duke vazhduar aventurën në këtë kompeticion magjik.
Por, mediumi në fjalë, bën Interin të “dridhet” pasi raportojnë se Liverpool është gati të bëjë çmendurinë për të sjellë lojtarin sardinez në “Anfield Road”.
“Sportmediaset” raporton se plot 85 milionë euro janë gati nga klubi anglez për kartonin e Nicolo Barella. Por në fakt, mesfushori italian i Interit nuk dëshiron të largohet nga klubi zikaltër, por një shifër e tillë, me siguri do të bëjë Interin të mendohet dy herë./ h.ll/abcnews.al

