Christian Eriksen i trembi të gjithë në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën, pasi ra pa ndjenjë në fushë dhe u desh të përdorej defibrilatori për ta risjellë në jetë, pasi zemra i kishte pushuar.
Për të pati shumë frikë, teksa lojtarë e tifozë shpërthyen në lot, në një nga momentet më dramatike që mund të ketë përjetuar bota e futbollit.
Një nga mjekët që ndërhyri në momentet kritike të Eriksen, Jens Kleinefeld, ka dhënë një interviste për “Ritzau” dhe tregon fjalët e para të futbollistit, pasi u përmend.
“Rreth 30 sekonda më vonë ai hapi sytë dhe unë mund të flisja direkt me të. Ishte një moment shumë prekës.
Në raste të tilla urgjente mjekësore në jetën e përditshme, shanset që të kesh sukses janë shumë të ulëta.
‘Dreqi marrtë, unë jam vetëm 29 vjeç’, më tha. Atëherë e kuptova që truri i tij nuk ishte dëmtuar dhe se ai ishte shëruar plotësisht”, rrëfen mjeku Jens Kleinefeld. /abcnews.al