Drenica nuk i ndahet Shqipërisë, merr edhe një mbrojtës të majtë

schedule10:18 - 18 Janar, 2021

schedule 10:18 - 18 Janar, 2021

Drenica bën merkato sërish në Republikën e Shqipërisë. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin nga Partizani, tashmë dardanët kanë konkretizuar një tjetër lëvizje.

Nën urdhrat e trajnerit Bledar Devolli është vënë mbrojtësi i majtë, Klevis Shaqe, i cili pjesën e parë të këtij sezoni ishte titullar te Turbina në Kategorinë e Parë.

Vetë klubi nga Cërriku ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes për Shaqen, i cili është formuar si lojtar te Skënderbeu dhe më pas ka qenë pjesë e Tomorit, Pogradecit dhe Besës së Kavajës. / abcnews.al