Dren Abazi zbulon nga “Kosherja” kombëtaren që bën tifo në Europian, arsyeja është krejt e veçantë

schedule22:57 - 20 Qershor, 2021

schedule 22:57 - 20 Qershor, 2021

Mbrëmjen e sotme, një nga të ftuarit ka qenë këngëtari i njohur Dren Abazi.

Pak para se t’i bashkohejë skeçit të Parodistit, i pyetur nga moderatorja Jona Spahiu, ai ka treguar se në kampionatin “Euro 2020” të futbollit bën tifo për skudrën e Zvicrës.

Arsyeja ka qenë krejt e veçantë pasi pjesë e kësaj skuadre janë shumë shqiptarë.

Përpara se të lë të shkosh, meqë jemi në këtë atmosferën sportive doja të pyesja, bën tifo me ndonjë kombëtare?”, e ka pyetur Jona.

Nuk është se e kam ndjekur shumë, por me të gjithë ata shqiptarë që ka Zvicra, unë jam për Kosovën e Zvicrës”, është shprehur Dreni.

Më tej, ai ka vazhduar skeçin me kitarë duke shkaktuar shumë të qeshura te publiku. l.k/abcnews.al