“Dreka është gati” troket në derën e qendrës sociale “Strehëza” në Shkozë

schedule15:31 - 31 Janar, 2021

schedule 15:31 - 31 Janar, 2021

‘Dreka është gati’ shkon pranë qendres sociale “Strehëza” në Shkozë. Shef  Mirsad Tagani, në këtë episod të fundit, do të gatuajë me zonjën e kuzhinës së kësaj qendre;  Elmira Marku.

Mirsadi dhe Mira bëjnë pazarin se bashku në Ecomarket për recetën e ditës. Gjatë pazarit në kemi rastin të njihemi më mirë me Mirën e përjetimet e saj si kuzhiniere e kësaj qendre. Me tu kthyer tek ‘Strehëza’, shef Mirsadi dhe shefe Mira fillojnë të gatuajnë menjëherë.

Pas përfundimit të recetës, Mira shtron tryezën ku pas pak do të shërbehet dreka.

Ushqimi i gatuar nga shefi vlerësohet maksimalisht nga përfituesit e qendrës.

Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave.

Le të njihemi me personazhet e këtij episodi te ‘Dreka është gati’ dhe mos harroni te mbani shënim hapat e recetës!

Receta për sot përmban:

Eskallop pana kërpudhë, antipasta dhe sallatë mix:

Biftek viçi 11

Pana 3

Kërpudhë e freskët 1 vasketë

Djathë kaçkavall Erzeni 3 pako

Rucola

Spinaq

Sallatë jeshile

Ajsberg

Domate

Proshutë gjeli

Proshutë krudo

Sallam pikant

Ullinj

Kripë

Vaj ulliri

Miell./abcnews.al