Sot shef Mirsad Tagani do të gatuajë për Dorinën dhe familjen e saj. Mirsadi fillimisht njihet me familjen. Menjëherë pas prezantimi, shefi dhe Dorina nisen drejt pazarit ku do të blejnë të gjitha produktet që i duhen për pjatën e sotme. Me t’u kthyer në shtëpi, Dorina dhe shefi fillojnë të gatuajnë dhe të bisedojnë më gjerësisht rreth jetës së tyre dhe përditshmërisë.
Sot, shef Mirsadi ka zgjedhur të gatuajë mish viçi me perime. Pasi shefi dhe Dorina përfundojnë gatimin, është radha e vajzës së saj, Ester për të ndihmuar me shtrimin e tryezës ku familja do të drekojë. Mirsadi dhe e gjithë familja shijojnë drekën dhe shefi merr vlerësime shumë të mira për pjatat.
Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave. Le të njihemi me personazhet e këtij episodi të “Dreka është gati” dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!
Receta për sot përmban:
Mish viçi 400 gr
Patate 100 gr
Karrotë 100 gr
Speca 50 gr
Djathë i bardhë 60 gr
Domate 100 gr
Sallatë jeshile 100 gr
Tranguj 70 gr
Hudhër 20 gr
Qepë 50 gr /abcnews.al