Sot Shef Mirsad Tagani do të gatuajë për Merildën dhe familjen e saj te madhe.
Mirsadi fillimisht njihet me familjen. Menjëherë pas prezantimit, shefi dhe Merilda nisen drejt Eco-market ku do të gjejnë të gjitha produktet që i duhen për pjatën e sotme.
Me tu kthyer në shtëpi, Merilda dhe shefi fillojnë të gatuajnë dhe të bisedojnë me gjerësisht rreth jetës se tyre dhe përditshmërisë.
Sot, shef Mirsadi ka zgjedhur të gatuajë eskallop viçi me kërpudha, supe krem patate me karota, si dhe një antipaste me djathëra dhe salçiçe.
Pasi Shefi dhe Merilda përfundojnë gatimin, është radha e vajzës së shtëpisë, Sherit për të ndihmuar këtë herë me shtrimin e tryezës ku familja do të drekojë.
Mirsadi, dhe e gjithë familja shijojnë drekën dhe Shefi merr vlerësime shumë të mira për pjatat.
Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave.
Le të njihemi me personazhet e këtij episodi të “Dreka është gati” dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!
Receta për sot përmban:
Mish viçi 500 gr
Kërpudha 200 gr
Salce domate 200 ml
Karota 300 gr
Patate 150 gr
Qepë 80 gr
Salçiçe 200 gr
Djathë 200 gr
/abcnews.al/