“Dreka është gati” troket në derën e familjes Jaçellari

schedule14:01 - 3 Janar, 2021

schedule 14:01 - 3 Janar, 2021

‘Dreka është gati’ troket në derën e familjes Jaçellari.

Sot Shef Mirsad Tagani do të gatuajë për Elonën dhe familjen e saj.

Mirsadi fillimisht njihet me familjen. Menjëherë pas prezantimit shefi dhe Elona nisen drejt Ecomarket, ku do të gjejnë të gjitha produktet që i duhen për pjatën e sotme.

Me tu kthyer në shtëpi, Elona dhe shefi fillojnë të gatuajnë dhe të bisedojnë me gjerësisht rreth jetës së tyre dhe përditshmërisë.

Sot, shef Mirsadi ka zgjedhur të gatuajë supe pule dhe pasta me salçiçe dhe salce domate. Pasi shefi dhe Elona përfundojnë gatimin, është radha e mbesës së saj, Ertes, për të ndihmuar këtë herë me shtrimin e tryezës ku familja do të drekojë.

Mirsadi, dhe e gjithë familja shijojnë drekën dhe Shefi merr vlerësime shumë të mira për pjatat.

Më autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave.

Le të njihemi me personazhet e këtij episodi të “Dreka është gati” dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!

Receta për sot përmban:

Penne 400 gr

Salçiçe 200 gr

Salce domate 100 gr

Fileto pule 200 gr

Qumësht 100 ml

Gjalpë 50 gr

Miell 50 gr

Qepe 30 gr

/abcnews.al/