Drejtuesit politik hapin fushatën, Nikolla: Skuadra e PS-së do të mbyllë me sukses sfidat e vendit

schedule18:23 - 25 Mars, 2021

schedule 18:23 - 25 Mars, 2021

Partia Socialiste këtë të enjte 30 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ka çelur fushatën elektorale në sheshin “Skëndërbej”. Fushata e socialistëve është hapur me Himnin Kombëtar të interpretuar nga këngëtarja Vikena Kamenica.

Fushata elektorale e PS-së ka nisur me fjalimet e drejtuesve politik të qarqeve, të cilët kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre për Partinë Socialiste.

Në fjalën e tij drejtuesi politik i qarkut të Kukësit Petrit Malaj është shprehur se u kërkon votën qytetarëve për njeriun që punon fort dhe ai është Edi Rama.

“Përfaqësoj Tropojën, Kukësi, Hasin dhe i kërkova vetëm diçka që të punoj fort për këtë. Edi Është njeri i Fjalës por sidomos i punës. Unë kam shpresë se tropojanët dhe qarku i Kukësit do e zgjedhin Edi Ramën sepse ai është njeri i punës. Të gjithë këto vite tregojnë se Edi Rama dhe PS-ja do e çojnë Shqipërinë në një tjetër drejtim, që Shqipëria të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë”, ka thënë ai.

Drejtuesja politike e qarkut të Lezhës Lindita Nikolla, ka theksuar se me skuadrën e PS-së do të behet i mundur rindërtimi i qyteteve pas tërmetit.

“25 prilli është i veçantë pasi duhet të fillojë procesi i rindërtimit, të zhdukim dëmet e tërmetit të kemi shtëpi më të bukura, të kemi një qytet të ri si laçi dhe shumë tranformime në Mirditë dhe në Lezhë. Është shumë frymëzuese që të shikosh një skuadër me kaq fytyra dhe me figura të reja që kanë spikatur në punën e tyre, që do të kontribojnë për të ndërtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Nikolla. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!