“Drejtuesit më thonë të martohem”, Doka: Partizani nuk kap as Europën

schedule10:56 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 10:56 - 6 Dhjetor, 2020

Albi Doka në verë la Tiranën dhe u transferua te Gorica në Kroaci, ku po bën mjaft mirë dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Të premten u luajt derbi dhe komenti i Dokës në lidhje me këtë ndeshje nuk mund të mungonte.

 

Mbrojtësi në Supersport shpreh pakënaqësitë e tij dhe thekson gabimin e gjyqtarit në rastin e Muçit. Sipas mbrojtësit, Partizani nuk shkon as në Europë, pavarësisht se e ka nisur mirë sezonin.

“Të them të drejtën, në derbi nuk më pëlqeu as Tirana, as Partizani. Unë jam tifoz i Interit dhe mendoj se këtë vit fitojmë titullin. Pretendimi i minutës së 49, për mendimin tim edhe jepej, edhe jo.

 

Rasti i Muçit është penallti. Dua ta lidh me rastin tim para 3 viteve, kur për të njëjtën gjë u akordua penallti për Partizanin. Nga Tirana më mungojnë shokët dhe daljet në kryeqytet.

Largimi i Egbo? Në Shqipëri kështu është zakon, shkarkohen trajnerët shumë shpejt. Besoj se Tirana do të rikthehet shumë shpejt te rezultatet pozitive. Drejtuesit e klubit këtu në Kroaci më thonë pse nuk martohem.

 

Titulli? Për mendimin tim, një nga favoritet e këtij sezoni është Teuta. Partizani e ka nisur mirë, por as Europën nuk do ta arrijë. E vështirë të them se kush e fiton titullin, pasi kampionatit i ka ikur cilësia këtë vit”, u shpreh Doka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!