Drejtuesit e Policisë së Shkodrës takim me Sandër Lleshin

schedule19:09 - 13 Nëntor, 2018

schedule 19:09 - 13 Nëntor, 2018

Zv/ministri i Brendshëm Sandër Leshi ka zhvilluar një takim formal me drejtuesit e Policisë së Shkodrës.

Nga burime të ABC News bëhet me dije se është kërkuar angazhim maksimal në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu Leshi ka dhënë porosi për të vepruar ndaj grupeve kriminale që janë skeduar nga policia. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se dy orë.

Ky ishte takimi i dytë i zv/ministrit Lleshi pas atij që zhvilloi me drejtuesit e Policisë në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!