Drejtues të shtetit në Kosove nderuan policin e rënë në krye të detyrës

schedule10:02 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 10:02 - 28 Dhjetor, 2018

Udhëheqës institucionesh e partish politike në Kosovë dënuan vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës Izet Demaj duke ngushëlluar familjen dhe policinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, në një reagim per ngjarjen tha se “vepra heroike e flijimit për të shpëtuar jetët e pafajshme është dëshmi e radhës për profesionalizimin dhe humanizmin e Policisë së Kosovës dhe veçmas të pjesëtarit të saj, ish- ushtarit të UCK-së, Izet Demaj”.

Sot Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij kanë nisur ditën me një minutë heshtje për policin e vrarë.

“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, e quajtën policin e vrarë hero të sundimit të ligjit.

Hero e cilësoi policine e vrarë në krye të detyrës edhe ambasadori britanik në Prishtinë, O’Connell. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!