Drejtoria e përgjithshme, masa disiplinore ndaj policëve: Pak arkëtime të ndëshkimeve për covid-19

schedule13:34 - 20 Qershor, 2020

schedule 13:34 - 20 Qershor, 2020

Departamenti për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit ka kryer verifikime për masat administrative të vendosura nga strukturat e rendit publik në çdo qytet, në kuadër të masave anticovid.

Nga këto verifikime, kjo drejtori kërkon që të shtohen kontrollet për qytetarët dhe bizneset që nuk zbatojnë rregullat dhe të vendosen masa ndëshkuese për policët që nuk kanë zbatuar aktin normativ për Covid-19.

Sipas kësaj drejtoria masat e marra në periudhën 18 prill 2020 deri më 9 qershor ka rezultuar se ka pasur pak kontrolle dhe janë vendosur numër i ulët i gjobave ndaj bizneseve dhe nuk janë arkëtuar lekët për masat e vendosura më herët.

Kjo drejtori ka kërkuar nga Drejtoritë vendore në vend që të merren masa për arkëtimin dhe kontrollin e vendosjen e masave ndëshkimore për shkelësit, pasi në të kundërt do të ndëshkohen vetë trupat policore nëse nuk veprojnë për zbatimin e masave anti-COVID.

“Numri i masave administrative pas procesit të lehtësimit të masave në kuadër të hapjes së vendit dhe biznesit ditët e fundit ka ardhur në ulje, kryesisht janë vendosur masa administrative vetëm në zonat e kuqe.

Numri i masave administrative të vjela si në numër dhe në vlerë janë të papërfillshme në raport me sasinë e masave të vendosura, gjë që tregon se nuk marrë vlerësim të plotë nga drejtuesit e strukturave të policive vendore. Për këto arsye ju tërheq vëmendjen.

Bazuar në informacionin e administruar nga drejtoria e standardeve profesionale dhe konstatimet e departamentit të sigurisë publike për ulje të numrit të masave administrative pas procesit të lehtësimit të masave për bizneset e qytetarët dhe nivelin e ulët të arkëtimeve u tërhiqet vëmendjen drejtorëve të drejtorive vendore të policisë dhe të fillojë ecuria disiplinore për zv. drejtorët e sigurisë dhe policimit në komunitet, shefat e komisariateve, shefave të sektorëve të rendit dhe shefat e seksionit të rendit publik në komisariatet e policisë, si personat që kanë përgjegjësi për këtë situatë.

Lidhur me detyrimet të dërgohet praktika e ecurisë disiplinore në drejtorinë e standardeve profesionale brenda datës 30 qershor 2020” thuhet në dokument.

Shkresa mban datën 17 qershor, dhe ne shkresën e ketij institucioni theksohet se gjobat e vendosura janë 6133, 4998 kanë marrë formë të prerë dhe vetëm 14 janë arkëtuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!