Drejtori sportiv i Bayern Munich tregon “prapaskenat” e merkatos “bavareze”

schedule18:24 - 8 Shkurt, 2023

schedule 18:24 - 8 Shkurt, 2023

Me mbarimin e merkatos së dimrit, “prapaskenat” e transferimeve kanë filluar të dalin në dritë. Ndër çështjet më të përfolura të fazës së merkatos që sapo lamë pas ishin dhe largimi nga Inter i mbrojtësit sllovak Milan Skrinar drejt francezëve të PSG, por dhe largimi i “pritur” i Benjamin Pavard nga Bayern Munich tek Inter si pasues i sllovakut, pas afrimit të “luzitanit”, Joao Cancelo.

Një “prapaskenë” të tillë e ka konfirmuar dhe drejtori sportiv i “bavarezëve”, Hasan Salihamidzic, i cili në një intervistë për gjermanen “SportBild” e pranoi se oferta e italianëve ishte goxha tërheqëse për Pavard.

“Oferta ishte financiarisht tërheqëse, por aspekti sportiv gjithmonë vjen para çdo gjëje tjetër”,- është shprehur Salihamidzic.

Arsye e këtyre fjalëve është pikërisht përballja në raundin e 1/8-ve, të UEFA Champions League, ku Bayern Munich do të përballet me PSG-në. Duke shitur Pavard tek Inter, Bayern do t’u jepte “zikaltërve” dritën jeshile për të shitur Skriniar, me sllovakun që do t’u bashkohej “parizienëve”, duke përforcuar kështu në mënyrë indirekte kundërshtarin e radhës, në Champions. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!