Drejtori ngacmoi nxënësen, Erisa Xhixho: Pse nuk kalohet projektligji për të dënuarit për krime seksuale

schedule16:14 - 2 Prill, 2022

schedule 16:14 - 2 Prill, 2022

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur së fundmi ku një drejtor shkolle në Lushnje u akuzua se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Xhixho shkruan se projektligji për “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale” ka mbetur labirinteve të burokacisë parlamentare.

Mes të tjerash Xhixho shprehet se për shkak se ky projektligj nuk është kaluar, manjakë seksualë vazhdojnë të na shfaqen edhe prej këtyre rasteve që gjejnë terren prej pendëshkueshmërisë dhe prej mosveprimit të institucioneve të shtetit.

Reagimi i Xhixhos:

Nderkohë që projektligji për “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale” ka mbetur labirinteve të burokacisë parlamentare, edhe pse fillimisht kur u depozitua pati një reagim pozitiv që na krijoi të gjithëve iluzionin se më në fund do ta kishim edhe ne kete instrument ligjor si shumë vende të BE-së, manjakë seksualë vazhdojnë të na shfaqen në realitetin tonë të shëmtuar edhe prej këtyre rasteve që gjejnë terren prej pendëshkueshmërisë dhe prej mosveprimit të institucioneve të shtetit.
Rasti më i fundit i një drejrori shkolle në qytetin e Lushnjes i cili gjen guximin të ngacmojë seksualisht një vajzë te mitur 15-vjeç, është gjithashtu dëshmi se në çfarë gjëndje të mjeruar janë mekanizmat parandalues dhe ndëshkues të shtetit.
Është e patolerueshme, që institucionet arsimore, të cilave prindërit u besojnë fëmijët e tyre, të kthehen në mjedise traumash e dhunimi.
Prej nëntorit 2021, kam dorëzuar në Kuvend projektligjin për Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krimeve seksuale. Miratimi i tij bën të mundur monitorimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve e grave nga dhuna seksuale!
Projetligji nuk lejon punësimin në institucionet e arsimit të grabitqarve seksualë duke parandaluar abuzimet me femijët tanë në shkollat tona.
Ky projektligj, sa i domosdoshëm, aq edhe emergjent, mbahet prej muajsh në sirtaret e Kuvendit, pa u futur në rendin e ditës.
Ndërkohë që ky projektligj pret radhën, janë me dhjetëra në ditë rastet e ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale. Shumica e tyre nuk denoncohen kurrë, çka e bën akoma më të madhe përmasën e fenomenit.
Miratimi i tij është një detyrim i menjëhershëm !
Ndaj i bej thirrje Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla të përshpejtojë këtë projekt-ligj edhe si Kryetare e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”.
I bej thirrje Ministres së Arsimit znj.Evis Kushi të japi shpjegime se çfarë po bëhet për ndërtimin e mekanizmavë të raportimit të dhunës në shkollat tone? Çfarë masa po merren për të parandaluar këta kriminelë që emërohen drejtorë nga sistemi i rekrutimit që ju na e keni trumbetuar si arritjen tuaj të madhe!
Në jeni nëna e në keni ndjeshmërinë e nënës, nëse keni përgjegjshmërinë e përmbushjes së detyrës si shërbim ndaj qytetarëve e më së pari ndaj fëmijëve, nuk ka se pse të humbasim më asnjë minut, por ta miratojmë menjëherë projektligjin për Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për Krime seksuale.
Natyrisht, ai nuk e zgjidh problemin, por është një instrumet më tepër dhe shumë i rëndësishem në luftën për ndëshkimin e këtyre kriminelëve perversë që dhunojnë seksualisht të miturit.
Eshte në fund të fundit reagimi i shtetit, është vendosmëri për t’iu përgjigjur interesit të mbrotjes së jetës së të miturve, të fëmijëve tanë!/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!