Drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë apel” Mos shpërndani lajme të rreme, i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë

schedule09:36 - 4 Mars, 2020

schedule 09:36 - 4 Mars, 2020

Drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë Raul Gonzales i pranishëm në mbledhjen e sotme të task forcës  ka përsëritur faktin se fatmirësisht akoma në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të shmanget keqinformimi lidhur me koronabvirusin, i cili shkakton dëme shëndetësore dhe ekonomike.

Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët e certifikuar ndërkombëtarisht. Në Spanjë para dy javësh kemi hasur raste me koronavirus. Ne po përpiqemi të mësojmë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Personat e prekur në vendin tim nuk kishin udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kishin pasur kontakte me persona të prekur. Një pikë tjetër është edhe informimi. Element kyc është informimi dhe duhet të shmangim keqinformimin. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme sepse i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit“, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!