Drejtori i Ujësjellësit Elbasan, Luan Tabaku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), këtë të mërkurë.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se disa ditë më parë, BKH kreu kontroll në bizneset e Tabakut.
Dyshohet se zyrtarë të ujësjellësit, janë ndikuar nga personazhe të botës së krimit, lidhur me dhënien e tenderave publikë.
“Ka nisur një hetim, dyshohet se janë ndikuar nga personazhe të botës së krimit, kontretiksht me Suel Çelën. Dyshohet se kanë lidhje me dhënien e tenderave publikë”, raportoi ndër të tjera, gazetari Leka./abcnews.al