Drejtori i TikTok takon të rinjtë: Keqardhje për incidentet, po përmirësojmë platformën

schedule15:28 - 21 Shkurt, 2024

schedule 15:28 - 21 Shkurt, 2024

Drejtor i TikTok për Politikat Publike Jakub Olek, është njohur me ngjarjet e fundit të rënda të ndodhur në Shqipëri ku zanafilla e tyre ka qenë pikërisht në këtë rrjet social, si bullizimi, hapja e profileve false, postimi I imazheve intime apo gjuha e urrejtjes. Gjatë një takimi me nxënës të shkollave dhe gjimnazeve në Tiranë, Olek u shpreh se Tik Tok është shumë I shqetësuar për ngjarjet e ndodhura dhe po punojnë për përmirësimin e pltformës.

“Në platformë nuk duam asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje, bullizmi ose dhunë ndaj grave. Kjo është diçka që nuk ka vend në platformën tonë dhe është hequr nga platforma kur ka përmbajtje të tilla, ose edhe kur përdoruesit krijojnë përmbajtje të tilla, ata do të hiqen nga platforma tërësisht. Ngjarjet e fundit në Shqipëri që kanë qenë shumë të trishtueshme, sigurisht ne i kemi parë me shumë kujdes dhe kemi diskutuar në ekip sesi mund të përmirësojmë platformën”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Kompanisë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministry I Brendshëm Taulant Balla, I cili u shpreh se Paketa e Sigurisë në shkolla po fokusohet edhe tek vigjilenca kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Në fjalën e tij ministri Balla tha se çdo qytetar përdorues të ndiqet me prioritet dhe abuzuesve t’u bëhet e qartë se tani identifikimi I tyre është I thjeshtë dhe do të vendosen përballë ligjit.

“E kam shprehur shqetësimin sesi në këtë rrjet ka një gjuhë të pakontrolluar, mesazhet e një gjuhe tërësisht të pahijshme duke shkuar pastaj edhe në promovimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, sikurse mund të jetë edhe përdorimi i lëndëve narkotike. Janë një shqetësim për ne, janë një shqetësim për mua si Ministër i Brendshëm, por më shumë se kaq, janë një shqetësim për mua edhe si një baba i një djali 14-vjeçar, dhe se përgjegjësia ime është njëlloj për të gjithë ju dhe për të gjithë moshatarët tuaj”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Përfaqësuesi i TikTok shtoi se në platformë nuk tolerohet asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje apo bullizmi./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!