Drejtori i spitalit jep alarmin, foshnjat e porsalindura po vdesin urie në Gaza

schedule08:35 - 4 Korrik, 2024

schedule 08:35 - 4 Korrik, 2024

Shanset që një foshnjë e porsalindur të mbijetojë në Gaza tani janë të pakta. Në spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore, foshnjat vetëm disa ditëshe dhe shpesh të lindura para kohe, luftojnë për jetën e tyre. Alarmi u dha nga drejtori i spitalit, cituar nga mediat britanike.

Nënat janë aq të kequshqyera sa nuk mund t’i ushqejnë me gji, dhe kështu foshnjat po vdesin, sepse nuk mund të marrin ushqimin jetik për të cilin kanë nevojë të porsalindurit.

“Brenda dy javësh, ne zbuluam më shumë se 250 pacientë me kequshqyerje. E gjitha kjo u zbulua në spitalin tonë, që do të thotë se numri ka shumë të ngjarë të rritet në ditët në vijim. Ne i kërkojmë botës të lejojë hyrjen e ushqimit dhe hyrjen e ujit të pastër”, apeloi Dr Hassam Abu Safah, drejtori i spitalit.

Trupi i një foshnjeje që nuk ia doli, shtrihet në një inkubator spitali, në pritje të varrimit. Ajo lindi dy muaj para kohe, sepse nëna e saj ishte shumë e rraskapitur. Një tjetër lufton për çdo frymëmarrje. Trupi skeletor ka pak forcë për të vazhduar të jetojë.

Ndërkohë kalimi kufitar në Rafah me Egjiptin mbetet i mbyllur për shkak se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vazhdojnë të pushtojnë dhe operojnë në tokën përreth.

SHBA i ka ndërprerë sërish operacionet, për shkak të detit të trazuar, dhe shumë nga ndihmat që ajo ka dhënë ende nuk kanë arritur tek banorët e Gazës që kanë nevojë për të.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!