Drejtori i Mjekësisë Ligjore në RMV: Janë kryer 4 autopsi, deri të shtunën identifikohen 14 viktimat

schedule12:39 - 9 Shtator, 2021

schedule 12:39 - 9 Shtator, 2021

Drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut Aleksandar Stankov është shprehur për mediat se i gjithë instituti aktualisht është duke punuar në rastin e pacientëve që humbën jetën nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë.

Sipas Stankov mbrëmjen e së mërkurës në institut mbërritën 14 trupa të pajetë dhe deri më tani janë kryer katër autopsi.

Pritet që i gjithë procesi i identifikimit të përfundojë nesër ose të shtunën.

“Mbrëmë u sollën 14 trupa të vdekurish, u formuan ekipet menjëherë, filluam punën, 4 autopsi janë kryer deri më tani, ekipet janë duke punuar. Ne planifikojmë t’i përfundojmë ato sot, i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni pasnesër.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!